Ambasadori britanik në Serbi: Mund të bëjmë më mirë se grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

14:08 | 15 November 2024
ambasadori-britanik-ne-serbi:-mund-te-bejme-me-mire-se-grafitet-“kur-ushtria-te-kthehet-ne-kosove”

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në Serbi.

Sipas tij, qëllimi është të ndërtohet një komunitet i bazuar në unitet për të gjithë qytetarët, raporton Kosovo Online.

“Ambasada ime punon intensivisht me komunitetet pakicë në të gjithë Serbinë – boshnjakë, romë dhe shqiptarë, dhe shpesh i sjellim në Beograd për seminare dhe kurse. Megjithatë, disa prej tyre më thanë se për shkak të disa grafiteve që shohin në qytet, ndjehen të pasigurt dhe jo rehat, a mund ta imagjinoni se si ndiheni si një i ri shqiptar që jeton në Serbi, i cili vjen për herë të parë në kryeqytet dhe sheh fyerje në nivel kombëtar ose grafite në mure me mbishkrimin: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Sigurisht që mund të bëjmë më mirë”, tha Ferguson.

Komento: