Ambasadori britanik paralajmëron: Do të vijë dita kur ne nuk do ta kemi përkrahjen për Kosovën

12:04 | 08 Maj 2019

Ruairi O’Connell ka pralajmëruar se do të vijë dita kur ne nuk do ta kemi përkrahjen për Kosovën.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se të gjithë e dinë se si është situata në Kosovë sa i përket krimit dhe korrupsionit e po ashtu edhe keqpërdorimeve të ndryshme.

“Kosova ka dëgjuar mjaft prej neve dhe Kosova nuk ka nevojë të dëgjojë prej ambasadorëve për korrupsion, për keqpërdorim, për mashtrim. Të gjithë e dinë si është situata. Që 20 vjet pas lufte ka ardh koha për të respektuar atë çka ka ndodhur, ku jemi dhe ku do të shkojë Kosova. Ne si Bashkësi Ndërkombëtare kemi ndërtuar shumë jo pse ka qenë obligim moral, por ka qenë në interesin e plotë për të pasur një shtet të suksesshëm këtu, për të pasur një shoqëri që mund të ofroj një të ardhme më të ndritur për qytetarët”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Alo.

Sipas ambasadori britanik, nëse situata e tillë vazhdon edhe më tutje atëherë janë të detyruar të marrin një vendim siç ka thënë ai të vështirë e që është mospërkrahja për Kosovën.

“Por, ndryshimet janë të mundshme dhe qytetarët janë e vetmja mënyrë për ti bërë politikanët që të marrin masa. Nëse njerëzit vazhdojnë të votojnë për partitë që shkelin ligje, që përfshijnë kriminel që keqpërdorin sende, njerëzit që punësojnë njerëz në baza partiake, edhe ne nuk reagojmë dhe ka me ardh dita kur do ta kemi një vendim të vështirë kur ne nuk do ta kemi përkrahjen për Kosovën”, ka deklaruar O’Connell.

Ai ka thënë se ndërkombëtarët kanë pasur interes që Kosova të jetë funksionale.

“Pra, ne kemi pasur interesin që Kosova të jetë sa më funksionale dhe sa më e suksesshme që të jetë e mundshme. Çka nëse Kosova nuk i ofron rinisë vende pune, çka s’po ndodhë. Nëse Kosova nuk merr masat kundër korrupsionit. Është e papranueshme që me qëllime politike të Kosovës kjo e fundit të bëhet strehimore e shpëlarjes së parasë. Si mund ta ndihmojmë ne kur Kosova vet po e dëmton Evropën”, ka deklaruar ambasadori.

O,Connell, ka pohuar se Kosova duhet të dëgjojë miqtë e saj.

“Ne jemi vetëm miq të Kosovës edhe miq për interesa tona dhe këtë e pranoj publikisht. Duhet të dëgjoni miqtë e Kosovës kur ne themi ka ardhë koha që me i ndreq këto sende sepse më nuk kemi durim. Kosova ka nevojë për përkrahjen e përditshme dhe nëse kjo humbet do të ishte një problem jetik për Kosovën. Nuk dua të jem krejt pesimist sepse mund të bëhen gjëra të mira. Ne mund të vazhdojmë të flasim 100 vjet dhe të mos kemi efekt por qytetarët mund të kenë”, ka deklaruar ai.

Këto, komente ambasadori britanik, Ruairi O’Connell i bëri në Forumin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja FOL.

Komento: