Ambasadori britanik përgëzon Kosovën për hapjen e Qendrës për Siguri Kibernetike: Krenar për mbështetjen që kemi ofruar

21:03 | 12 Mars 2024
ambasadori-britanik-pergezon-kosoven-per-hapjen-e-qendres-per-siguri-kibernetike:-krenar-per-mbeshtetjen-qe-kemi-ofruar

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Shtetërore të Trajnimit të Sigurisë Kibernetike, bashkë me kryeministrin Albin Kurti e ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

Hargreaves e përgëzoi Maqedoncin për këtë hap të cilin ai e quajti të rëndësishëm në rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së vendit në hapësirën kibernetike.

“Dhe jam krenar për mbështetjen që kemi ofruar në zhvillimin e kurrikulës së Trajnimit për Qendrën. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe forcimin e sigurisë së saj kibernetike në vend dhe rajon”, shkroi Hargreaves, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me inaugurimin e Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, kryeministri Albin Kurti, tha se paraqet një angazhim e përkushtim dhe një arritje e mundësi domethënëse në këtë rrugëtim.

Komento: