Ambasadori britanik takohet me kryetarin e KQZ-së: U impresionova nga profesionalizmi i stafit

12:56 | 23 Dhjetor 2025
Ambasadori britanik takohet me kryetarin e KQZ-së: U impresionova nga profesionalizmi i stafit

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves është takuar sot me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Hargreaves ka thënë se është impresionuar nga profesionalizmi i stafit të KQZ-së.

“Si gjithmonë, u impresionova nga profesionalizmi i qetë i stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.

Komento: