
Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka bërë të ditur se bashkë me gruan e tij Afërditën kanë marrë pjesë në pritjen festive të organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Dugolli ka thënë se ka uruar më të mirat për vitin që po vjen dhe ka shtuar se Kosova pret me padurim vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta në objektiva të përbashkëta.