Ambasadori francez: Respektimi i vlerave të Kushtetutës, çelësi për një shtet ligjor efektiv

14:03 | 09 Prill 2024
ambasadori-francez:-respektimi-i-vlerave-te-kushtetutes,-celesi-per-nje-shtet-ligjor-efektiv

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka uruar Kosovën në Ditën e Kushtetutës.

Ai ka thënë se respektimi i vlerave dhe i dispozitave, njashtu edhe pavarësia e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është çelësi për një shtet ligjore efektiv.

“Gëzuar Ditën e Kushtetutës Kosovë! Respektimi i vlerave dhe dispozitave të Kushtetutës, pavarësisë dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e saj, është çelësi për një shtet ligjor efektiv. Në Kosovë si në çdo shtet tjetër demokratik”, ka shkruar në platformën X Guerot.

Komento: