Ambasadori gjerman ka thënë se askush nuk duhet t’i shfrytëzojë të dhunuarat e luftës për përfitime partiake.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka përkrahur protestën e sotme të mbajtur pas skandalit me fotografinë false që publikoi deputetja e PDK-së, Flora Brovina, e ku thoshte se janë pamje të dhun imit të një gruaje gjatë luftës në Kosovë.
Fotografia që Brovina puiblikoi në Kuvend doli të jetë një skenë nga një film pornografik, e shoqëria civile organizua prostestë për keqpërdorimin nga politika të tragjedive të të mbijetuarave sek suale gjatë luftës.
Ambasadori gjerman thotë se e përkrah fuqishëm protestën e sotme dhe se askush nuk duhet të provojë të përfitojë politikisht.
“Përkrahim fuqishëm mesazhin e protestës së sotme në Prishtinë: Fati i viktimave të luftës, e sidomos të mbijetuarve nga dhuna sek suale nuk duhet të keqpërdorët për arritje partiake dhe politike. Respekti për ato që vuajtën është i pari”, ka shkruar Heldt, transmeton Gazeta Express.
Më 8 mars të këtij viti, ambasadori gjerman Christian Heldt ishte pjesëmarrës në sponsorizmin e konferencës: T’i japim zë të mbijetuarve të dhunës sek suale në konfliktin në Kosovë bashkë me fondancionin Jahjaga.