Ambasadori gjerman dhe ajo e Francës vizitojnë pikën kufitare në Merdare

13:39 | 03 Prill 2022

Zgjedhjet në Serbi, ambasadori gjerman dhe ajo e Francës vizitojnë pikën kufitare në Merdare.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine – Butel, e kanë vizituar pikën kufitare në Merdare.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë që ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.

“Kemi parë një bashkëpunim të mirë nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar ai.

Sot në Serbi po votohet për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin.

Serbia kishte kërkuar që të hapen qendra votimi edhe në Kosovë, por pala kosovare nuk e lejoi këtë pa ardhur direkt një kërkesë nga institucionet qendrore në Serbi te ato qendrore në Kosovë.

Komento: