
Christian Heldt ka thënë se procesi zgjedhor mori shumë kohë.
Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se procesi i zgjedhjeve ka marrë shumë kohë dhe se qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë dhe më shumë përmirësime.
Dukr folur për zgjedhjet në Kosovë, Ambasadori tha se ka ende hapësira për përmirësim.
“Ka hapësirë për përmirësim. Një profesionalizëm brenda stafit dhe qendrave të votimit duhet të ishte dhe është një ndihmesë shumë e madhe. Askush nuk mund të mohojë që procesi ka marrë shumë kohë. Unë mendoj që ka vend për përmirësim dhe qytetarët e meritojnë këtë sepse ata kanë treguar përgjegjësi dhe ky proces ka treguar se sa larg ka mbërri Kosova 11 vjet larg pavarësisë”, ka thënë ai.
Tutje, Heldt shtoi se në ditën e zgjedhejve, vullnetarët dhe OJQ’të kanë bërë punë të madhe, përcjell gazetametro.
“Falënderimi shkon të vullnetarët dhe të gjitha OJQ-të sepse kanë bërë aktet e tyre në ditën e zgjedhjeve. Kam parë që të gjitha qendrat kryesore dhe një në Mitrovicën e Veriut ka qenë mahnitëse. Mendoj mbi të gjitha këto rekomandime nuk do të dallojnë nga rekomandimet paraprake”, tha ai në fund.
LDK e VV me t’u shpallur rezultatet, filluan bisedime intensive fillimisht përmes ekipeve negociatore, e më pas edhe përmes liderëve, Isa Mustafa e LDK, por, deri tani nuk është arritur një marrëveshje pasi që siç dihet, mosmarrëveshja e tyre kryesore qëndron tek posti i Presidentit.
Këtë, LDK po e dëshiron me çdo kusht, duke thënë se kandidati për Kryetar të vendit duhet të vjen nga kjo parti, ndërsa, VV në anën tjetër, po kërkon një kandidat konsensual.