Ambasadori gjerman në Kosovë: Të gjitha shtetet dhe partnerët e tjerë evropianë duhet t’i bashkohen sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

12:56 | 24 Shkurt 2022

Rohde: Të gjitha shtetet dhe partnerët e tjerë evropianë duhet t’i bashkohen sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë sot se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë dhe do miratojnë me shpejtësi masa të mëtejshme kufizuese kundër Rusisë, pas sulmit që po bën ndaj Ukrainës.

Për këtë, ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka thënë se të gjitha shtetet të tjera evropiane duhet t’i bashkohen këtyre sanksioneve të BE-së, shkruan Reporteri.

“Po dhe të gjitha shtetet dhe partnerët e tjerë evropianë duhet t’i bashkohen sanksioneve të BE-së”, ka replikuar Rohde në postimin e von der Leyen.
Deri tani janë raportuar disa persona të vdekur dhe disa persona të zhdukur nga sulmi në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.

Komento: