Vjen reagimi i ambasadorit gjerman në Kosovë.
Incidenti që ka ndodhur gjatë Samitit Dixhital të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku përfaqësuesit të Qendrës Inovative të Kosovës, Shpend Lila, iu ndërpre fjalimi në momentin kur është përmendur emri Kosovë, ka ngjallur reagime të ndryshme.
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Christian Heldt, ka deklaruar se veprime të tilla tregojnë se jemi në rrugë të drejtë, ndërsa ka përgëzuar përfaqësuesit e Kosovës për maturinë e treguar.
“Komplimente për Valdrin Lukën dhe ICKosovo pasi qëndruan të matur. Sepse përmbajtja është ajo që çon peshë dhe ajo në të cilën duhet të përqendrohemi. Veprimet e keqbërësve tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar ambasadori në “Twitter”.