Ambasadori gjerman reagon ndaj emërimit të Naser Shalës në krye të AKKVP-së

13:45 | 07 March 2019

Për emërimin e Naser Shalës reagon edhe ambasadori gjerman.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar lidhur me emërimin e Naser Shalës, i njohur gjatë luftës si komandant Ftyra në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, nga 50 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Heldt përmes Twitter-it ka thënë se me Kosova duhet të zgjedh meritorët dhe jo personat që kanë lidhje politike.

“E mrekullueshme! Pra, nëse kualifikimi nuk ka rëndësi, si do të shkojë ky vend përpara? Ne kemi nevojë për ata me kokat më të mira, jo ato me rrjetin më të mirë. Na vjen keq, por kjo gjithashtu tregon edhe paratë e taksapaguesve në fjalë”, ka shkruar Heldt.

Përveç amabasadotrit gjerman, kanë reaguar edhe ambasadori i Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Kosovë. Ambasadori britanik Ruairi O’Conell madje ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryetar i Bordit të AKKVP.

Komento: