Ambasadori gjerman reagon për djegien e veturave me targa RKS: Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe s’i dënoi

16:02 | 02 April 2023

Djegia e veturave me targa RKS, ambasadori gjerman: Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe s’i dënoi.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur shqetësues faktin që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave të qytetarëve serbë në veri, të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS.

Ai ka potencuar se të gjithë duhet të jemi bashkë për të dënuar praktikën e tillë.

“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për ta dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde.

Ditëve të fundit në veri të vendit janë djegur vetura të qytetarëve serbë të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS. Ndërsa sot Policia është sulmuar me mjet shpërthyes në veri.

Komento: