“Edhe nëse merret vendimi për viza këtë vit, kërkohet pak kohë për të nisur zbatimi i vendimit”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde.
Më 13 tetor në Luksemburg, ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do të takohen për një takim informal ku temë e ditës do të jetë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovë.
Por amabsadori gjerman dëshiron të jetë i përmbajtur në deklarata.
Mirpëo thotë se do të jetë ambasadori i fundit gjerman në Kosovë ku nuk do të ketë viza.
“Dua të theksoj atë që tashmë e kam thënë edhe javën e kaluar, t’i referohen deklaratës se shefave të qeverisë së Trekëndëshit të Vajmarit: Francës, Polonisë dhe Gjermanisë, ku konfirmohet qëllimi i liberalizimit së shpejti të vizave për Kosovën. Këtë vjeshtë do të mbahet një takim në Bruksel. Personalisht, dua të jem i përmbajtur, e kam thënë edhe nëpër intervista të shumta, që kam dhënë për televizione, por unë do të jem ambasadori i fundit gjerman në Kosovën me regjim vizash. Besoj se liberalizimi do të ndodh shpejt, por edhe nëse vendimi merret këtë vit, kërkohet pak kohë për të filluar zbatimi i vendimit, pra dy-tre muaj. Unë besoj se nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, në pranverën e vitit të ardhshëm nuk do të flasim më për këtë temë”, ka thënë ai gjatë një interviste për Radio Kosovën, të enjten.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave.
Përkundër se vazhdimisht ka pasur premtime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.