Ambasadori Hill: E kuptoj pse janë vendosur barrikadat, s’i kishim dhënë Vuçiqit ultimatum

18:27 | 28 Dhjetor 2022

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se “e kupton pse janë vendosur barrikadat në veri të Kosovës”.

Në një intervistë për mediumin serb “Nova.rs”, ai është pyetur edhe rreth raportimeve për një ultimatum të dhënë Vuçiqit nga vendet e QUINT-it në lidhje me heqjen e tyre.

Këtu, ai tha se e “e kupton pse janë vendosur ato, por se është koha për t’i larguar”.

“Unë jam një prej ambasadorëve në Beograd që përfaqëson QUINT-in, por nuk di për ndonjë ultimatum të tillë. Ju më pyetet se çfarë mendoj për barrikadat, unë thash, e kuptoj pse janë vendosur, por mendoj se është koha që ata që i kanë vendosur, t’i largojnë.” – ka thënë Hill.

Ndërkohë, në një komunikatë për media rreth situatës, më herët ShBA-ja dhe BE-ja i quajtën ato “barrikada paqësore”.

“Ne mirëpresim garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmojnë se asnjë listë e serbëve të Kosovës nuk ekziston për t’u arrestuar apo përndjekur për protestat/barrikadat paqësore. Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet, dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.” – tha ai.

Komento: