Ambasadori Hill mirëpret angazhimin e zyrtarëve të lartë evropianë në dialogun Kosovë-Serbi

13:27 | 13 October 2022

Ka ende punë për të bërë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, derisa u shpreh edhe se “është për t’u përshëndetur” angazhimi i zyrtarëve të lartë evropian “për të inicuar dialogun” mes dy vendeve, raportoi agjencia serbe e lajmeve Beta.

Hill zgjodhi të mos e komentojë nga perspektiva evropiane Raportin e Komisionit Evropian për Serbinë, por tha se e ka parë si “gotë gjysmë të mbushur”.

“Përnga perspektiva e ShBA-së, ne tani jemoi duke provuar të bashkëpunojmë me Serbinë më së afërmi se kurrë, e veçanërisht në fushën e sigurisë”, u shpreh ambasadori.

Ambasadori Christopher Hill tha se për “mendimin” e tij “Sebria e ka kuptuar që duhet të largohet nga Rusia” dhe se për këtë gjë “mendoj se po shohim progres në të bërit atë që duhet bërë”, përcjell Reporteri.

“Progres pamë edhe në New York, ku Serbia iu bashkëngjit 145 shteteve në dënimin e sulmit rus ndaj fqinjit të saj”.

Në paraqitjet e tij Christopher Hill është shprehur kaherë se mes Kosovës dhe Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës “duan marrëdhënie normale”.

Komento: