Hill thotë se Putinit nuk i intereson Kosova, u shpreh se ai e përdor si arsyetim ndaj asaj që po e bën në Ukrainë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se situata e luftës së fundit në Kosovë nuk mund të krahasohet me agresionin rus kundër Ukrainës.
“Ne nuk konsiderojmë se situata në Kosovë, e krijuar 23 vjet më parë, është e ngjashme me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë në Ukrainë, sulmet e synuara ndaj ndërtesave të banimit ku jetojnë civilë, nuk shohim një analogji midis dy situatave”.
Hill ka folur edhe për deklaratat dhe qëndrimet e presidentit rus Vladimir Putin për Kosovën.
“Unë mendoj se ai nuk interesohet fare për Kosovën, ai thjesht po përpiqet të legjitimojë disi atë që po u bën fqinjëve të tij”, ka thënë Hill për mediat serbe.