Hovenier: Lufta kundër korrupsionit është proces afatgjatë dhe kërkon partneritet të të gjithë hisedarëve.
Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” mban diskutim me ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se korrupsioni nuk është vetëm kërcënim për gjepat e qytetarëve tanë, por ka ndikim të rëndësishëm në shoqëri, ngadalëson rritjen ekonomike, zbeh besimin në institucione publike në të cilat duhet të kemi besim për të çuar përpara normat dhe parimet demokratike.
Këtë ai e tha gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022”.
“Meqenëse korrupsioni gërryen themelet e demokracisë dhe vjedh nga qytetarët e rëndomtë e i fuqizon ata që kërkojnë ta dëmtojnë sundimin e ligjit, strategjia jonë është e qartë, ne mendojmë që është e rëndësishme që të punohet ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të përmirësuar veprimet tona kolektive për të parandaluar korrupsionin”.
“Si objektiv thelbësor i sigurisë kombëtare të ShBA-së, angazhimi ynë momentalisht është që t’ju kërkoj llogari aktorëve të korruptuar. Por po ashtu kërkojmë që të forcojmë kapacitetet e aktivistëve, gazetarëve hulumtues, shoqërisë civile sepse të gjithë ju jeni në ballë të ekspozimit të veprave të korrupsionit”, u shpreh Hovenier.
Ai shto se shoqëria civile luan rol të rëndësishëm për ndërtimin e demokracive të fuqishme e efikase që i mbron të drejtat e qytetarëve, pa marr parasysh gjininë, fenë etj, dhe se e çmojmë shoqërinë civile që punojnë në Kosovë për ta luftuar korrupsionin.
“Kjo luftë është proces afatgjatë dhe kërkon partneritet të të gjithë hisedarëve”. Kosova nuk është e vetme në botë që e kanë vënë korrupsionin në listë të prioriteteve edhe pse duhet ende shumë pune e madhe për ta çrrënjosur korrupsionin, ashtu si në vendet tjera të botës”.
“Edhe në sistemin më të përsosur gjithmonë do të ketë telashe, prandaj korrupsioni nuk do të mënjanohet asnjëherë, por përderisa i arrijmë institucionet transparente, i arrijmë normat dhe standardet që priten nga zyrtarët publikë për të vepruar me integritet, përderisa ndërtojmë një praktikë dhe kulturë ku pritet që ata që i devijojnë këtyre normave t’u kërkohet llogari, atëherë kemi arritur diçka fenomenale”, përfundoi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.