Ambasadori Hovenier përcjell Giacobben, ndërsa mirëpret Alyson Grunder

11:12 | 31 Gusht 2022

Hovenier përcjell Giacobben, ndërsa mirëpret Alyson Grunder.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, i ka uruar mirëseardhje, Alyson Grunder, duke iu bashkuar stafit si zëvendës Shefe e Misionit, për disa vitet e ardhshme.

Kështu bëhet e ditur në një postim nga ambasada amerikane në facebook, duke cituar ambasadorin, Jeff Hovenier, ndërsa nderon punën e Nicholas Giacobbes, për kontributin e tij të dhënë.

”Ambasadori Hovenier: Sot, ne po nderojmë kolegun tim DCM Nicholas Giacobbe – duke i thënë lamtumirë dhe duke njohur kontributin e tij – ndërsa mirëpresim Alyson Grunder, duke iu bashkuar Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Kosovë si Zëvendës Shefe e Misionit për disa vitet e ardhshme. Do të na mungosh, Nick – dhe mirë se vjen, Alyson!”.

Komento: