Ambasadori i ri britanik takon Kurtin: Mbretëria e Bashkuar ka qenë aleat i Kosovës në ditë të mira e të këqija

18:03 | 06 Mars 2024
ambasadori-i-ri-britanik-takon-kurtin:-mbreteria-e-bashkuar-ka-qene-aleat-i-kosoves-ne-dite-te-mira-e-te-keqija

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është pritur nga kryeministri Kurti.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar ka qenë aleat i Kosovës në kohë të mira e të këqija.

“Në kohë të mira e të këqija, Britania ka qenë aleat i Kosovës dhe do të ketë gjithmonë në zemër interesin e saj më të mirë. Ishte kënaqësi që pata takimin njohës me kryeministrin Kurti dhe që diskutova bashkëpunimin e gjerë mes Britanisë dhe Kosovës dhe si ta thellojmë”, ka shkruar ambasadori.

Hargreaves ka thënë se shpreson që Kurti ka kaluar mirë në Irlandën Veriore.

Komento: