Ambasadori i ri shqiptar viziton akademik Rexhep Qosjen

15:52 | 18 Nëntor 2023
ambasadori-i-ri-shqiptar-viziton-akademik-rexhep-qosjen

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot shkrimtarin dhe akademikun Rexhep Qosja. Malaj ka shkruar se është fat të qëndrosh pranë Qosjes dhe të dëgjosh fjalët dhe mendimet e tij.

Ambasadori shqiptar tutje ka thënë se Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar për kombin shqiptar.

“Kënaqësi e veçantë, që sëbashku me Anetën takuam personalitetin e shquar shqiptar, Akademik Rexhep Qosja.

Është fat tek qëndron pranë tij dhe dëgjon fjalët dhe mendimet e vyera të këtij burri të mënçur, që ka dhënë një kontribut të çmuar për kombin shqiptar!”, ka shkruar ai./Front Online

Komento: