Hovenier: Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që ta shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, rininë.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”, ka thënë se janë të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura e shoqërisë civile efikase.
Hovenier tha se ata janë të përkushtuar që ta mbështesin Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, rininë.
“Ne kemi ndihmuar këtë konferencë sepse jemi të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura dhe shoqërisë civile efikase sepse konsiderojmë se liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e domosdoshme për avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe prosperitetit ekonomik”.
“Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, të rinjtë e saj, duke përfshirë edhe ekspertizën e tyre në kibernetikë”, është shprehur Hovenier, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Hovenier tha se këtë konferencë për herë të parë para dy viteve e kanë mbështetur pasi arritën të shohin se akterë siç i quajti ai, dashakeq, po i targetonin gazetarët, etnitetet medaile e shoqërinë civile me shumë sulme kibernetike.