
Hovenier takom Jim Xhemën: Angazhimi i tij, demonstrim i lidhjeve tona të ngushta.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar aktivistin e çështjes kombëtare, Jim Xhemën.
Takimi mes Hovenierit e Xhemës u bë në eventin e organizuar nga shoqata VATRA.
“Angazhimi dhe mbështetja e tij e gjatë për Kosovën janë një demonstrim i prekshëm i lidhjeve tona të ngushta”, shkroi Hovenier.
Kujtojmë se mbrëmë, ambasada e ShBA-së festoi Ditën e Pavarësisë së Kosovës në ambientet e ambasadës, ku pati edhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të ShBA-së në Evropë.