Hovenier uron Kosovën për përmirësimin në fushën e sundimit të ligjit.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka uruar Kosovën për përmirësimin në fushën e sundimit të ligjit.
Në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, Kosova radhitet e dyta në botë si shteti që ka shënuar përmirësim në këtë fushë.
“Urime Kosovës për renditjen në mesin e vendeve të përmirësuara më së miri globalisht dhe më të përmirësuara në rajon në Indeksin e Sundimit të Ligjit në Projektin Botëror të Drejtësisë 2022. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përmirëson renditjen e përgjithshme”.