Kosova po synon të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.
Ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se Shqipëria do ta përkrahë iniciativën e Kosovës për të filluar procedurën në Këshill të Evropës.
“Shqipëria e ka pjesë të konsoliduar, tashmë, prej kohësh të politikës së saj të jashtme mbështetjen e pakushtëzuar të të gjitha nismave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.”, ka thënë ndër të tjera Koreshi.
Koreshi ka shtuar se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur Kosovën.
“Misioni ynë në Strasburg është plotësisht i angazhuar në mbështetje të këtij procesi dhe do të bëj gjithçka që do të jetë e nevojshme”, tha ai.