Ambasadori italian i shkon në zyre Albin Kurtit, zbulohet çka u bisedua

12:42 | 18 Shkurt 2021

Ambasadori Italian në Kosovë, Nicola Orlando ka zhvilluar një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në një postim në Twitter, diplomati Italian ka njoftuar se ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një takim miqësor i urova Albin Kurtit fitoren elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa unë inkurajova një formim të shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar ai.

Komento: