Ambasadori italian pas takimit me ministrin Maqedonci shpreh angazhim për avancimin e programeve të përbashkëta

15:15 | 09 Shtator 2023
ambasadori-italian-pas-takimit-me-ministrin-maqedonci-shpreh-angazhim-per-avancimin-e-programeve-te-perbashketa

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Për takimin ka njoftuar ambasada italiane në platformën X, e cila tha se në takim u shpreh angazhimi për avancim të bashkëpunimit në dikasterin që drejton Maqedonci.

“Ambasadori De Riu zhvilloi një takim të frytshëm njoftues me ministrin e ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Atasheun e Mbrojtjes të Italisë. Ata shprehën angazhimin e tyre për avancimin e programeve të bashkëpunimit, duke theksuar rolin e Italisë dhe kontributin e rëndësishëm të saj brenda KFOR’it”, thuhet në njoftim.

Pas dorëheqjes së ish-ministrit Armend Mehaj në fillim të gushtit, Maqedonci mori drejtimin e Minsitrisë së Mbrojtjes.

Komento: