Ambasadori japonez në OKB: Kosova dhe Serbia të respektojnë obligimet nga marrëveshjet e arritura

23:53 | 23 Tetor 2023
ambasadori-japonez-ne-okb:-kosova-dhe-serbia-te-respektojne-obligimet-nga-marreveshjet-e-arritura

Ambasadori i Japonisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ishikane Kimihiro, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i respektojnë me përpikëri të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut.

Ai, në mbledhjen e sotme të Këshillit, ka deklaruar se presin edhe stabilizim të situatës në veri të Kosovës.

“Shprehim brengat tona për të dyja palët që të ushtrojnë maturi të përmbahen nga veprimet e dhunshme që mund të qojnë në deeskalim të situatës, për sulmet e 24 shtatorit autorët duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë”.

“Situata në veri të Kosovës duhet të stabilizohet. Palët të respektojnë me përpikëri obligimet nga marrëveshjet e arritura”, ka thënë Kimihiro./Klan Kosova

Komento: