Ambasadori Kapiti prezanton vilën që Kosova e bleu për ambasadën në Londër

19:54 | 11 April 2023

Ambasadori i Kosovës, Ilir Kapiti ka bërë të ditur se ambasada e Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, së shpejti do ta ketë një lokacion dhe obkekt të ri.

Ai ka publikuar fotografitë e vilës në Londër që Kosova e ka blerë nga komediani i njohur, Spike Milligan me një çmim prej rreth 7.4 milionë eurosh.

“Së shpejti në shtëpinë e re dhe të përhershme të Republikës së Kosovës – në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Kapiti.

Ai ka thënë se dyert e ambasadës së re do të jenë të hapura për mërgatën.

“Si gjithnjë, dyert tona do të jenë të hapura për mërgatën e cila gjithmonë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuoj për Kosovën. Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të forcohen edhe më tej – Urime Kosovë!”, ka shkruar Kapiti.

Komento: