Ambasadori Kosnett dhe zyrtarja e Pentagonit diskutojnë me ministrin Mehaj për fazën e shndërrimit të FSK-së në ushtri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasadori Kosnett dhe zyrtarja e Pentagonit diskutojnë me ministrin Mehaj për fazën e shndërrimit të FSK-së në ushtri

19:25 | 23 Prill 2021

Kosnett e zyrtarja e Pentagonit diskutojnë me ministrin Mehaj për fazën e shndërrimit të FSK’së në ushtri.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar për një takim virtual të mbajtur ndërmjet zyrtares së Pentagonit, Laura Cooper, Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj dhe komandantit të FSK’së, Rrahman Rama.

Kosnett takimin e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, teksa ka thënë se është diskutuar lidhur me transformimin e FSK’së në ushtri.
“Diskutime të hollësishme me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper.

Ministri Mehaj, & Gjenerallejtënant i FSK-së Rama për angazhimin tonë të përbashkët për koordinimin SHBA-Kosovë në lidhje me planin 10-vjeçar, i cili është kyç për transformimin e FSK’së në një forcë mbrojtëse të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n”, thuhet në njoftim.

FSK në janar ka shënuar vitin e dytë të fazës së tranzicionit të shndërrimit të këtij institucioni në ushtri.

Komento: