Philip Kosnett ka një kërkesë të re për Qeverinë e Kosovës.
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett nëpërmjet një postimi në ‘Tëitter’ ka porositur Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës.
“Nxis Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës”, ka shkruar Kosnett.
Më tutje ambasadori Kosnett është shprehur se drejtësia është baza për prosperitet dhe të drejtat e barabarta për gratë janë thelbësore për drejtësinë.
Gjithashtu, ai ka shtuar se zbatimi i kësaj strategjie qëndron tek qeveria edhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Nxis Qeverinë e Kosovës të implementojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtën e Pronës. Drejtësia është baza e prosperitetit dhe të drejtat e barabarta për gratë janë fondamenti i drejtësisë. Implementimi i kësaj strategjie i takon Qeverisë – dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë”.