Ambasadori O’Connell me këto fjalë uron Dua Lipën

08:59 | 11 February 2019

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lip është këngëtarja e parë shqiptare që fiton çmim në Grammy Awards.

Ajo është shpërblyer në kategorinë ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson) si dhe çmimin ‘Artisti i ri më i mirë’.
E Duan e ka uruar edhe Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

O’Conell, në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Lipën e ka quajtur ‘krenaria e dy shteteve’.

Kosovarja me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë fllimisht ka fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për Këngën më të mirë në zhanrin Dance. E më vonë, Lipa, ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë Artisti i ri më i mirë.

Komento: