Ambasadori Rohde: Mohimi i krimit në Reçak s’respekton kujtimin e të vde’kurve

14:08 | 15 January 2025
ambasadori-rohde:-mohimi-i-krimit-ne-recak-s’respekton-kujtimin-e-te-vde’kurve

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mohimi i krimeve që kanë ndodhur në Reçak, nuk respekton kujtimin e të vdekurve, por mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik.

Në një postim në “X”, ambasadori më tej shprehet se ajo që ndodhi në Reçak është fakt, dhe krimet që kanë ndodhur aty, janë raportuar mirë.

“Ajo që ndodhi në Reçak është fakt. Krimet që kanë ndodhur janë raportuar mirë, pra nga organet e OKB dhe OSBE. Mohimi i këtyre krimeve nuk respekton kujtimin e të vdekurve, mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Rohde.

Komento: