Ambasadori Rudolph për mediat në Kosovë: Forcimi i tyre, thelbësor që demokracia të lulëzojë

14:56 | 04 Dhjetor 2025
Ambasadori Rudolph për mediat në Kosovë: Forcimi i tyre, thelbësor që demokracia të lulëzojë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph thotë se media është shtylla e katërt e demokracisë, teksa shtoi se media e shërbimit publik, si RTK-ja, po përballet me sfida institucionale dhe buxhetore që pengojnë punën e saj.

Kështu deklaroi ai në Konferencën e Transmetuesve të Shërbimeve Publike në Evropën Juglindore, organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung.

Pos tjerash, Rudolph thotë se forcimi i medias së shërbimit publik dhe gazetarisë së pavarur është thelbësor që demokracia të lulëzojë.

“Pikat e pavarura luftojnë gjithashtu me tkurrjen e tregjeve dhe shkurtimin e fondeve. Dezinformimi dhe Inteligjenca Artificiale komplikojnë më tej peizazhin mediatik. Le të punojmë së bashku për të siguruar që media të mbetet një kujdestare e besueshme e së vërtetës”, ka thënë ambasadori gjerman.

Komento: