Mikhail Krasnoshchekov, është punonjës rus i UNMIK-ut dhe që javën e kaluar është prangosur gjatë aksionit anti-kontrabandë nga Policia e Kosovë.
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Chepurin, është takuar me kreun e UNIMK-ut, Zahir Tanin, me të cilin kanë biseduar për mbajtjen e shtetasit rus në Kosovë.
Chepurin ka deklaruar se shpreson se OKB-ja do të marrë të gjitha masat për të hetuar rastin e punonjësit të UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchekov.
“U takova me kreun e UNMIK-ut, Zahir Tanin. Ne shpresojmë që OKB-ja do të marrë të gjitha masat për të hetuar një sulm gangster ndaj oficerit të UNMIK-ut Mikhail Krasnoshchekov”.
Mikhail Krasnoshchekov, punonjës i UNMIK-ut u prangos javën e kaluar nga Policia e Kosovës gjatë aksionit anti-kontrabandë në veri të vendit, nën dyshimin se bashkë me një punonjës tjetër të këtij misioni të Kombeve të Bashkuara dhe disa serbë lokalë, kanë penguar aksionin duke vendosur një barrikadë në rrugë. /Lajmi/