Ambasadori rus ‘përqesh’ Behgjet Pacollin në Twitter – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasadori rus ‘përqesh’ Behgjet Pacollin në Twitter

17:01 | 24 Janar 2019

Ambasadori rus në OKB, Dimitry Polyanskiy, ka komentuar në një nga shkrimet e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit, në të cilin postim Pacolli shpreh qëndrimin e tij duke njohur dhe uruar presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Juan Guidon.

“Të pa pranuarit pranojnë të pa pranuarin. Bota po dridhet nga frika”, ka shkruar Polyanskiy në llogarinë e tij zyrtare në twitter me një dozë të lartë ironie.

Ky reagim i tij ka ardhur pas njoftimit zyrtar të Pacollit se Republika e Kosovës e pranon Guaidon si presdient të përkohshëm të Venezuelës.

“Kosova zyrtarisht e pranon Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës i urojmë popullit të Venezuelës gjithë të mirat në rrugën e tyre drejt demokracisë. Do të qëndrojmë përkrah jush derisa të kthehet liria”, kishte shkruar ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, raporton Gazeta Express.

Guaido e ka deklaruar veten si president të përkohshëm të Venezuelës duke i dhënë kështu fund pushtetit të Nikolas Madruos.

Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës e ka njohur edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ndërkohë derisa në Venezuelë përkrahësit e Maduros dhe vetë ai nuk e njohin atë si president, është dhën edhe ultimatum për të gjithë diplomatët amerikanë të largohen nga Venezuela duke thënë se raprotet ndërmjet dy shteteve janë prishur.

Ardhja e Guaidos në krye të Venezuelës duket se nuk i ka pëlqyer fare as Rusisë të cilët kanë thënë se duke njohur Guaidon si president të përkohshëm po bëhet thyerje e ligjit ndërkombëtar.

Komento: