Ambasadori rus viziton ushtarët që i mobilizoi Serbia jo jo fort larg kufirit me Kosovën

15:48 | 26 September 2021

Rusia vazhdon të i dalë në krah Serbisë.

Ashtu edhe siç pritej, Rusia nuk është përmbajtur nga përfshirja fizike në tensionet mes Kosovës dhe Serbisë ditëve të fundit.

Ambasadori i saj në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, sot madje bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka vizituar ushtarët serbë që janë të stacionuar jo fort larg kufirit me Kosovën, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, për Rusinë, kjo situatë është shqetësuese.

Madje ai nuk e la pa u përzier pak edhe në vendimet e qeverisë së Kosovës, ku duke aluduar në dërgimin e forcave në veri tha se “përgjegjësia për situatën bie mbi institucionet e Prishtinës, dhe se grumbullimi i forcave në vendkalime është shkelje e marrëveshjeve të nënshkruara më herët”.

Madje ai kritikoi edhe SHBA-të dhe “disa shtete përendimore” që sipas tij po mbajnë një pozicion të çuditshëm karshi kësaj situate, dhe arsye për këtë sipas pretendimeve të ambasadorit rus janë “standardet e dyfishta” që kanë përdorur amerikanët ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Komento: