Ambasadori serb në Izrael: Njohja e Kosovës la gjurmë në raportet tona

11:05 | 10 Shtator 2024
ambasadori-serb-ne-izrael:-njohja-e-kosoves-la-gjurme-ne-raportet-tona

Ambasadori i Serbisë në Izrael, Miroljub Petroviq ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Izraeli sipas tij ka lënë gjurmë në raportet mes dyja vendeve.

Këto komente ai i bëri për Kosovo Online me rastin e vizitës së presidentit izraelit Isaac Herzog më 11 dhe 12 shtator në Serbi, transmeton Klankosova.tv.

Vendimi i Izraelit për ta njohur Kosovën, sipas Petroviqit është një temë që ende po diskutohet. Ka pasur, thotë ai, “interpretime jo korrekte të ngjarjeve të caktuara, e sidomos nga pala izraelite, prezantimi i rrethanave në të cilat Izraeli mori vendimin për njohjen e Kosovës si rezultat i një lloj marrëveshjeje”.

“Sido që të jetë, çështja e njohjes nga Izraeli të pavarësisë së Kosovës është ende e pranishme në bisedimet tona, por nuk është pengesë për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fusha të tjera të shumta me interes të ndërsjellë”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Kosova u njoh nga Izraeli në vitin 2020. Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit ishte pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit të vitit 2020.

Të dyja vendet formalizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të 2021-ës, njofton Klankosova.tv.

Komento: