Ambasadori zviceran: Ndryshimi i kufijve do të sillte telashe për Kosovën dhe Serbinë

11:39 | 08 Maj 2019

Ndryshimi i kufijve asnjëherë nuk ka funksionuar ka thënë ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.

Sipas tij, prekja e kufijve do të sillte telashe për të dyja vendet si Kosovën ashtu edhe Serbinë.

“Ndryshimi i kufijve nuk funksionin, nuk ka funksionuar asnjëherë, jemi të lumtur që takimi i Berlinit nuk e ka mbështetur këtë gjë. Nëse lëvizen kufijtë konfliktet nuk do të zgjidheshin, duhet të punojmë në çështjet që nuk janë zgjidhur. Në Ballkan nëse filloni t’i prekni kufijtë hyni në telashe, dhe kjo nuk është ide e mirë dhe pothuajse kjo është shmangur edhe në takimin e Berlinit shpresojë që do të largohet përgjithmonë”, ka thënë ambasadori Hubert Lebet, gjatë tryezës me temë “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës./ORAinfo/

Komento: