Ambasadorin rus shprehet i shqetësuar për Ushtrinë e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasadorin rus shprehet i shqetësuar për Ushtrinë e Kosovës

22:39 | 17 Dhjetor 2018

Ushtria e Kosovës e shqetëson edhe ambasadorin rus në OKB.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia ka thënë se ndanë siç ka thënë ai “shqetësimet serioze për gjendjen në Kosovë lidhur me situatën dhe paligjshmërinë e vendimit për themelimin e forcave të armatosura të Kosovës”.

“Jo vetëm në vendimin në vete, por edhe paligjshmërinë”, ka thënë Nebenzia, sipas të cilit këtë proces e kanë mbrojtur më shumë se disa herë nga siç ka thënë ai “ata për të cilët e drejta ndërkombëtare nuk ekziston më”.

“Gjatë viteve të kaluara kemi tërhequr vëmendjen shpesh se problemet në Kosovë po akumulohen. Kemi kërkuar monitorim të vëmendshëm të bashkësisë ndërkombëtare, lutjet dhe apelet tona janë shpërfillur”.

Madje, sipas tij, refuzimi i Prishtinës gjatë pesë viteve të kaluara për zbatimin e marrëveshjeve kyçe ka rritur intensitetin e këtyre shkeljeve.

Ndryshe, mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandatit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Komento: