
Ambasadorja e Kosovës në Romë ka folur për kosovarët që po kthehet nga Italia.
Ambasadorja e Kosovës në Romë Lendita Haxhitasimi thotë se gjendja në Itali për shkak të koronavirusit nuk është e mirë, por kjo sipas saj, nuk do të thotë se kosovarët duhet të kthehen në Kosovë.
Thotë se kanë bërë thirrje tek ata që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
“40.500 kosovarë jetojnë në Itali por nuk duhet të kthehen të gjithë me doemos në Kosovë”, tha ajo.
“Ne deri tani kemi bërë thirrje që mos ta marrin rrugën dhe duhet të jemi të disiplinuar”, theksoi ajo.
Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi.