Ambasadorja amerikane në Shqipëri viziton Kosovën, Hovenier e shëtitë në Prishtinë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka pritur në takim homologen e tij në Shqipëri, Yuri Kim.
Hovenier thotë se ishte kënaqësi që takoi ambasadorin amerikane në Shqipëri që e konsideron si mike për t’i treguar Prishtinën, teksa tregon se kanë diskutuar për prioritetet e vazhdueshme rajonale.
“Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale” ka shkruar Hovenier.