Ambasadorja Edona Maloku përfaqëson Kosovën në ceremoninë e Vitit të Ri në Lisbonë

21:56 | 16 Janar 2026
Ambasadorja Edona Maloku përfaqëson Kosovën në ceremoninë e Vitit të Ri në Lisbonë

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Portugali, Edona Maloku, mori pjesë në ceremoninë tradicionale të shkëmbimit të urimeve të Vitit të Ri me Presidentin e Republikës së Portugalisë, Shkëlqesinë e Tij Marcelo Rebelo de Sousa, e cila u mbajt në Palácio Nacional da Ajuda në Lisbonë.

E veshur me kostum kombëtar dhe e shoqëruar nga bashkëpunëtorë, ambasadorja Maloku përfaqësoi Kosovën në këtë ngjarje tradicionale, e cila simbolizon miqësinë, bashkëpunimin dhe lidhjet e qëndrueshme ndërmjet Portugalisë dhe trupit diplomatik të akredituar në vend.

Gjatë takimit, ambasadorja riafirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve diplomatike me Portugalinë dhe për avancimin e prioriteteve të përbashkëta në vitin 2026 dhe në të ardhmen.

Ceremonia u përmbyll me urime për paqe, prosperitet dhe partneritet të qëndrueshëm ndërmjet shteteve dhe komunitetit ndërkombëtar./KultPlus.com

Komento: