
Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Kosvoë. Deri me tani janë infektaur 61 persona, ndërsa një 82 vjeçar ka ndërruar jetë.
Të gjitha vendet e botës janë duke luftuar kundër pandemisë së koronavirusit, e cila deri më tash u ka marrë jetën mijëra personave.
Me të njëjtën gjë është duke u përballur Kosova, ku po kërkohet unitet nga akterët politik në këtë periudhë, duke pasur parasysh se tashmë koalicioni qeverisës është përçarë madje pritet edhe rrëzimi i qeverisë përmes mocionit që ka iniciuar LDK.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka kërkuar unitet nga politikanët për të luftuar koronavirusin e jo njëri-tjetrin.
“Nuk ka më luftë kundër njëri-tjetrit por kundër virusit COVID-19. Ne kemi nevojë për një botë të bashkuar, Finlandë të bashkuar dhe Kosovë të bashkuar. Faleminderit Kombeve të Bashkuara për një thirrje kaq të mirë”, ka shkruar ambasadorja finlandeze në Twitter.
