Ambasadorja kosovare falënderon Çekinë për mbështetjen për vizat dhe rrugën drejt BE-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasadorja kosovare falënderon Çekinë për mbështetjen për vizat dhe rrugën drejt BE-së

23:30 | 08 Gusht 2022

Çekia vazhdon ta përkrahë Kosovën në rrugën evropiane.

Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysa, është takuar me shefen e kabinetit të Qeverisë çeke, Jana Kotalikova.

Iberhysa me anë të postimi në Twitter, ka shkruar se kanë diskutuar për liberalimizimin e vizave të Kosovës dhe situatën aktuale në Ballkan, njofton Klankosova.tv.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Republikës së Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovës dhe rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Iberhysa në Twitter.

“Mezi presim të vazhdojmë të punojmë për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i afruar vendet dhe popujt tanë”.

Komento: