Amerika dëbon diplomatët rusë të OKB-së për shqetësime sigurie

22:15 | 28 February 2022

ShBA-ja dëbon diplomatët rusë të OKB-së për shqetësime sigurie.

ShBA-ja ka dëbuar 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara për shqetësime të sigurisë kombëtare, kanë thënë diplomatë amerikanë dhe rusë.

Anëtarëve të misionit të Rusisë iu kërkua të largohen nga ShBA-ja, për t’u përfshirë në aktivitete jodiplomatike.

“Ata diplomatë, të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara, ishin të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, tha zëvendësambasadori amerikan, Richard Mills, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pa dhënë më shumë detaje.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, u tha gazetarëve se atyre iu kërkua të largoheshin deri më 7 mars, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Komento: