Amerika dha lajmin e madh për Kosovën, vjen reagimi i presidentit Thaçi

23:05 | 11 Dhjetor 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur lajm të mrekullueshëm ndarjen e grantit për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka thënë se MCC-ja i ka mundësuar Kosovës që të tërheq mjete nga dy programe, Threshold dhe Kompakt.

Postimi i plotë:

Sonte erdhi edhe një lajm i mrekullueshëm ngaShtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria Amerikane, nëpërmjet Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, ka vendosur të ndajë edhe një grant madhor për Kosovën, për investime në fushat kryesore ekonomike, siç është edhe energjia.

Bordi i MCC-së i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka rikthyer Kosovën në programin “Kompakt”, pas një performance të mirë dyvjeçare. Tani MCC-ja i ka mundësuar Kosovës që të tërheqë mjete nga dy programe: Threshold dhe Kompakt.

Falënderime të mëdha për drejtorin Nash, sekretarin Pompeo dhe ekipin e MCC-së në Kosovë që udhëhiqet nga Petrit Selimi dhe Sarah Olmstad. HTH

Komento: