Amerika e pajisë me vizë Haradinajn, ai nesër niset për vizitë zyrtare

16:22 | 04 April 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ja kanë dhënë lajmin e mirë Ramush Haradinajt.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pajisur me vizë të ShBA-ve. Muaj më parë atij i ishte refuzuar viza, për shkak të taksës.

Por tani duket se gjërat kanë lëvizur për të mirë.

Amerikanët tani e kanë pajisur me vizë kryeministrin e Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar njerëz të afërt të kryeministrit Haradinaj. Sipas tyre, Haradinaj nesër niset për në ShBA për vizitë zyrtare.

Komento: