Amerika e prerë para Rusisë: Mbrojmë çdo pëllëmbë territori të NATO-s – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Amerika e prerë para Rusisë: Mbrojmë çdo pëllëmbë territori të NATO-s

00:05 | 16 Nëntor 2022

SHBA e prerë para Rusisë: Mbrojmë çdo pëllëmbë territori të NATO-s.

Pas goditjes me raketa në Poloni ka ardhur edhe reagimi i Pentagonit. Përmes zëdhënësit Pat Ryder, SHBA thekson se do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës.

“Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të NATO-s është i qartë: Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

Pentagoni raportoi se nisi menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa edhe Letonia dhe Estonia fqinje dënuan veprimin e Kremlinit.

“Regjimi kriminal rus lëshoi raketa që goditën jo vetëm civilët ukrainas, por edhe zbarkuan në territorin e NATO-s në Poloni. Letonia mbështet plotësisht miqtë polakë dhe dënon këtë krim”, tha qeveria letoneze.

Kjo deklaratë u ndoq nga Ministria e Jashtme e Estonisë: “Lajmet e fundit nga Polonia janë shumë shqetësuese. Ne jemi në kontakt të ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë”.

Komento: