Amerika i tregon Serbisë se çka duhet bërë për ta hequr taksën e Kosovës

18:01 | 11 December 2018

Amerika po e mëson Serbinë se çka duhet bërë për ta hequr taksën e Kosovës.

Amerika si duket i ka vënë Serbisë një kusht nëse dëshiron që t’i hiqet taksa nga Kosova.

Kushtin për këtë ia ka bartur Serbisë zëvendësndihmës sekretetari i shtetit, Mathew Palmer, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuciq.

Sipas mediave serbe, Palmer ka thënë se nëse Serbia dëshiron që Kosova ta heq taksën, atëherë duhet të ndalojë fushatën e egër për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga vendet që e kanë njohur.

Mirëpo, Beogradi zyrtar ka hedhur poshtë ofertën e SHBA’së.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, ka thënë se SHBA shpreson kot sepse procesi i çnjohjeve është i pandalshëm.

“Ne mund t’i detyrojmë shqiptarët të veprojnë të civilizuar dhe ta neutralizojnë menjëherë këtë problem. Megjithatë, gjithashtu ju duhet të bëni diçka. Ju menjëherë duhet të kërkoni nga vendet me të cilat jeni në kontakt për të ndaluar heqjen e njohjeve. Në të njëjtën kohë, ju keni për t’u thënë që vendeve mike se, asnjë prej tyre nuk do të ndryshojë mendjen rreth pavarësisë së Kosovës, dhe nuk guxon asnjë vend tjetër të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në ofertën e Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit për Evropën Juglindore.

Komento: